Ledri konfirmon kthimin në muzikë



Reperi nga Prishtina, Ledri Vula, ka konfirmuar se do të kthehet në muzikë, pak kohë pasi Telegrafi ekskluzivisht kishte zbuluar për fansat e tij se ai do t’i kthehej muzikës.

Është vet Ledri ai që ka konfirmuar rikthimin në muzikë për emisionin Prive në Klan Kosova, emision që kishte përgënjështruar raportin tonë muaj më parë.
Ledri Vula do të kthehet, por jo me ndonjë ‘label’, mirëpo solo.
Reperi njihet për hitet e tij të mëdha në kuadër të grupit Skill bashk me Visarin, teksa pritet të shohim se cilat do të jenë befasitë e tij për fansat në atë që konsiderohet rikthim i tij sensacional në skenën e hip hopit...