CIA VRET ZV. KRYEMINISTRIN E KOSOVËS




Është destinacioni i radhës i operacionit të Njësitit “Divison”, pjesë e shërbimit sekret amerikan të SHBA-së, në episodin më të ri të serialit amerikan “Nikita”. Si raporton KTV, cak është zëvendëskryeministri i Kosovës, Kosta Beqiraj, që seriali e identifikon si kreun e krimit të organizuar, të trafikimit të drogës dhe njerëzve në Kosovë

Para nisjes për në Kosovë, ka dyshime nëse ndërhyrja në një shtet të pranuar ndërkombëtarisht do të shkaktonte incident diplomatik.
Personazhi kryesor i serialit, Nikita, që luhet nga aktorja Maggie Q (në foto), niset për në Kosovë për të gjetur mjekun Heidecker, i cili vjen këtu për t’ia mirëmbajtur këmbën artificiale Beqirajt.
Ai e kishte humbur këmbën, kur një vit më parë CIA kishte dështuar ta eliminojë zv/kryeministrin e Kosovës.
Por, Nikitia ia del ta gjejë në vilën ku ai mban prostituta. Ndihmësit e tij të shumtë bëjnë që Beqiraj të arrijë t’i marrë peng Nikitën dhe Heideckerin.
Duhet intervenimi i bazës në SHBA, që e dërgon në Kosovë pjesën tjetër të ekipit të “Division”-it, për ta shpëtuar Nikitën.
Në vilën e Beqirajt, fillimisht amerikanët vrasin dy pjesëtarë të FSK-së e më pas hyjnë brenda, ku e heqin përfundimisht qafe edhe zv/kryeministrin, duke e vrarë, por duke e lënë të kuptohet që këtë e bëri një nga rojat e tij.
Pas suksesit të operacionit në Kosovë me vrasjen e Beqirajt, presidenti i jep detyra të reja të rëndësishme Njësitit “Division”.
Seriali “Nikita” është në sezonin e tretë dhe transmetohet në CW Network në SHBA, ku shikohet nga mesatarisht 2.4 milionë shikues çdo natë.
Ai transmetohet edhe në Britani të Madhe, Francë, Holandë, Bullgari dhe në shtete të tjera.


Video Me Poshte
Vret Njeriun, Vetem Pse E Shikon ( VIDEO )









Video Me Poshte . 

UFO ne Istog    VIDEO










Video me poshte 




Kliko mbi reklame dhe shiko videon 

“Shqiptarët e parë në hënë” (Video)











Video me poshte :




Ledri konfirmon kthimin në muzikë



Reperi nga Prishtina, Ledri Vula, ka konfirmuar se do të kthehet në muzikë, pak kohë pasi Telegrafi ekskluzivisht kishte zbuluar për fansat e tij se ai do t’i kthehej muzikës.

Është vet Ledri ai që ka konfirmuar rikthimin në muzikë për emisionin Prive në Klan Kosova, emision që kishte përgënjështruar raportin tonë muaj më parë.
Ledri Vula do të kthehet, por jo me ndonjë ‘label’, mirëpo solo.
Reperi njihet për hitet e tij të mëdha në kuadër të grupit Skill bashk me Visarin, teksa pritet të shohim se cilat do të jenë befasitë e tij për fansat në atë që konsiderohet rikthim i tij sensacional në skenën e hip hopit...