Shqipëri, gardisti kapet duke vjedhur kapak pusete (Video)




Një punonjës i Gardës së Republikës së Shqipërisë është kapur në flagrancë duke vjedhur kapakë pusetash.
Ai është arrestuar pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Tiranë, ku është kapur duke hequr kapakun e një pusete nga vendi, njofton Shekulli.
Sipas burimeve zyrtare të policisë i arrestuari ishte punonjës i Gardës së Republikës, por ende nuk bëhet i ditur identiteti i tij.
Nuk dihet ende nëse ai ndodhej pranë KQZ-së për të garantuar sigurinë e këtij institucioni apo thjeshtë ishte për përmbushjen e ‘misionit’ të tij personal.